Ndërkohë që vlerat ushqyese të avokados njihen gjerësisht nëpër botë, blogu “One Green Planet” shlruan se në fakt mund të mos jemi duke e shfrytëzuar atë maksimalisht. Sipas blogut, është pikërisht bërthama e avokados që përmban rreth 70% të antioksidantëve të frutit, përfshirë polifenolet që janë ndër përbërësit e çajit jeshil. Sipas “Mail Online”, bërthama e këtij fruti mund të kontribuojë në pakësimin e kolesterolit dhe në luftimin e sëmundjeve irale dhe bakteriale.
Por si mund të konsumohet bërthama e avokados. Blogeri vegan Jonathon Engels shpjegon se pasi të ndahet me thikë në katër pjesë, bërthamën mund ta hidhni në një procesues ushqimi ose grirëse, e cila do ta kthejë atë në pluhur. Duke qenë se pluhuri ka shije të hidhur, mund ta konsumoni duke e tretur në një smoothie të gjelbër për të maskuar shijen.
Burimi: independent.co.uk
Përshtati: Kristi Tashi