Një ngjarje tragjike ka ndodhur në El Senbellawein, Egjipt. Një fëmijë i lindur me një sy të vetëm në mes të ballit, pritet të mos mbijetojë në ditet e ardhshme (foto 2) Mjekët besojnë se i porsalinduri vuan nga ‘ciklopia’, një gjendje e pazakonshme e quajtur kështu sipas figurës së Përbindëshit Njësyrësh Ciklop në mitologjinë greke. Ky mutacion i rrallë shkaktohet nga ekspozimi i fetusit ndaj rrezatimit dhe foshnjet vdesin pak kohë pas lindjes.
Syri i vetëm- dhe mungesa e hundës shkaktohen nga keqformimi i zgavrave të syve në periudhën fetale, që zakonisht shoqërohet edhe me mungesa në formimin e zemrës apo organeve të tjera, çka çon në vdekje në shumicën e rasteve.
Siç raportojnë agjencitë arabe të lajmeve, mjekët ia vënë fajin për këtë çrregullim një përzierjeje ilaçesh që nëna ka pirë ose, ekspozimit ndaj rrezatimit. Foshnja i porsalindur ka gjithashtu të tjera keqformime në organet dhe nuk ka shpresë që ai të jetojë gjatë. Një foto e dhimbshme është publikuar nga familja e cila po merr ndihmë psikologjike.
Ky çrregullim ndodh një herë në 1 mijë raste por në shumicën e tyre, shtatzania nuk çohet deri në fund. Është një mutacion që gjendet më shpesh tek kafshët.
Burimi: Daily Mail
Përshtati: Genta Hodo