Artistja Elvana Gjata ka një tjetër arsye për të shijuar ditët e nxehta të verës. "Love me", hiti i publikuar këtë verë, përveç pritjes së ngrohtë nga publiku shqiptar (deri tani ka 3.4 milion shikime në YouTube) duket se ka kaluar kufijtë e shtetit tonë.
Kënga në bashkëpunim me Brunon është renditur e 6-ta në listën e këngëve më të dëgjuara në Monaco, duke lënë pas një prej këngëve më të dëgjuara momentalisht në botë, "Are You With Me" e Lost Frequencies.
Kjo nuk është hera e parë që ylli shqiptar i Pop-it kalon në rangje ndërkombëtare. Një vit më parë ajo mbuloi kopertinën e revistës Velvet, zyrat qëndrore të së cilës ndodhet në Emiratet e Bashkuara.