Shëndeti > Vetebesimi

Mos kini turp nga strijat tuaja!

Trendi më i ri që ka pushtuar rrjetet sociale është postimi i fotove që nxisin vetëbesimin.

Shikoni fotot e tjera!    v      
Chrissy Teigen
Imazhi që Chrissy Teigen postoi në rrjetin e saj të preferuar social, Instagram, e që nxiti reagime pozitive.
Foto të postuara nga vajza nëpër Internet.

Ndoshta të frymëzuara nga Chrissy Teigen, e cila është modelja e parë që ka postuar në Instagram një foto të kofshëve të saj, pa filtër, por me gjithë madhështinë e strijave, gratë kudo janë bërë pjesë e trendit të postimit të fotove të paretushuara të strijave nëpër kofshët e tyre, nishaneve, celulitit. Ato postojnë fotot me hashtagun #ThighReading (Leximi i kofshëve).

Nuk ka dyshim që interneti mund të jetë një vend i errët lidhur me komentet mbi trupat e VIP-ave (vetëm pak kohë më parë ishte shumë i gjallë trendi i hapsirës së kofshëve- thigh gap), por edhe të vajzave të thjeshta. Mbështetja që ka marrë kjo deklaratë e strijave është provë që në fakt Interneti mund të frymëzojë e të japë shpresë.

Shpresojmë që nisma të tilla, që luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e vetëbesimit, do të vijojmë t’i shohim nëpër faqet e Instagramit e Facebook-ut.

Burimi: Marie Claire

Artikuj të ngjashëm

. .