Ka vetëm pak ditë që është bërë nënë, por këngëtarja Argjentina Ramosaj nuk ngurron t'i ofrojë ndjekësve dhe fansave në rrjetet sociale imazhe të reja të djalit të porsalindur, Noah. Nëna më e re e showbizit shqiptarë përveç fotove nuk lë pa shprehur edhe dashurinë e pafundme për vogëlushin e saj.
Sigurisht entuziaste është edhe gjyshja e Noah, mamaja e Argjentinës, Suzana Mushkolaj e cila nuk e fsheh krenarinë për nipin e saj që, siç thotë edhe vetë në Facebook, i ka gëzuar jetën.