Shëndeti > Vetebesimi

Gruaja ‘shuplakë’ ndaj mosbesuesve me fotot para-dhe-pas

Simone Pretscherer lë ndjekësit e saj me gojë hapur.

Nga Ermira Leshi ~
Shikoni fotot e tjera!    v      

Simone Pretscherer, një artiste makeup-i nga Zelanda e Re arriti cakun e durimit pas komenteve që ndjekësit i lanë në foton e saj para-dhe-pas humbjes së peshës. Për 11 muaj me rradhë ajo ka dokumentuar në rrjete sociale humbjen e peshës pas dietave dhe ushtrimeve të ndryshme.

Pas fotos së fundit ku ajo thoshte se kishte humbur plot 70 kilogramë duke e ilustruar me foto, ndjekësit e saj vunë në dyshim nëse ishte vërtet Simone ajo që ishte në foton e dytë (e dobët) apo jo. Artistja e makeup-it vendosi më pas të tregonte fytyrën dhe efektet anësore të humbjes drastike të peshës (Shikoni foton tjetër) duke i dhënë një mësim të mirë atyre që kishin lënë komente negative.

“Uroj që kjo të ndihmojë mosbesuesit, e zbulova fytyrën dhe kam ndërruar edhe telefonin…po, kam lëkurë të varur dhe strija por nuk ndjej nevojën t’i tregoj në çdo foto online. Bravo për mua!”, tha Simone.

Burimi: Huffington Post

Artikuj të ngjashëm