Beauty > Maska për fytyrë dhe flokë

Maskë për flokë të thatë e të dëmtuar

Mbi të gjitha në kushte shtëpie.

Nga Ermira Leshi ~
Shikoni fotot e tjera!    v      

Ju e dini tashmë që avokadot kanë zbutës shumë të mirë për fytyrën – por a e dinit se mund t’i përdorni ato edhe për të rigjallëruar flokët?

Ju duhen: gjysmë avokado dhe 1 e verdhë veze.

Hapat: -Miksoni avokadon dhe të verdhën e vezës në një shtrydhëse.

-Aplikojeni në flokë duke filluar nga majat drejt skalpit, pra rrënjëve.

-Vendosni në kokë një kapele dushi dhe lëreni maskën të veprojë për 15-20 minuta. Gjatë kësaj kohe mund të përdorni të bardhën e vezës mbi fytyrë.

-Shpëlajini.

-Vazhdoni larjen me shampo e më pas balsamin si zakonisht.

Këshillë: Përpiquni ta aplikoni maskën pasi t’i keni larë flokët fillimisht me shampo sepse nxehtësia e dushit hap folikulat e flokut e në këtë mënyrë maska përthithet më mirë. Më pas vazhdoni sërish me shampo.

Burimi: Beautymasks

Artikuj të ngjashëm

. .