Eva Murati për disa prej jush nuk është e panjohur. Madje shumica e kanë parë e pëlqyer në reklamat e shumta televizive, në sfilatat më në zë të kryeqytetit e madje edhe si imazh të disa kompanive shqiptare dhe italiane, pa i ditur emrin kësaj vajze. Atëherë fiksojeni, Eva Murati!
Modele, prezantuese, aktore, 20-vjeçarja simpatike i ka prekur këto fusha të gjitha nga pak pa u konsumuar si imazh, e në fakt nuk ka sesi të ndodhi kjo me portretin e saj, tiparet e veçanta dhe trupin gjithmonë në top formë.
Eva numëron disa eksperienca televizive në "Agon Channel", përkatësisht në emisione si "Antilope", "Duartrokitje" përkrah Adi Krastës si dhe në emisionin e së Dielës në këtë televizion, "Dita e Shtatë".
Ajo ka prezantuar ndër të tjera një sërë spektaklesh të njohura në kryeqytet si "Break the Chain" spektakël i zhvilluar në bulevardin "Dëshmorët e KOmbit", "8 Mars"- në Pallatin e Kongreseve, programin për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë- "100 vjet shtet" etj.
Nuk ju thamë kot që Eva duhet fiksuar sepse deri më tani ka mundur të shtojë në eksperiencat e saj edhe role në filma si I Jashtëligjshmi, në krah të aktorit të njohur, Gazmend Paja me regji të Aldi Karaj-t si dhe serialit më të ri në treg, "Kokrrat". Eva Murati ka pasur rolet e saj edhe në teatër në shfaqjet "Dy zotëring nga Verona" dhe "Opera për tre groshë".
Sot, Eva Murati është imazh i një sërë kompanish të njohura në vend dhe ka qënë pjesë e reklamave për kompani celulare, një qëndre të njohur tregtare në vend, etj. Prej disa kohësh modelja është pjesë e një agjensie prestigjoze të talenteve në Milano.
Ndonëse nuk dihet se në ccfarë projekti do e shohim Evën në vazhdim, ajo që mund t'ju themi është se kjo vajzë është një prej imazheve më të spikatura të momentin.