Ji’Aire Lee u gjet pa jetë në një lisharëse në Maryland, Sh.B.A pasi e ëma Romechia Simms 24 vjeç,e kishte shtyrë atë për dy ditë me rradhë.
Autopsia zbuloi se 3-vjeçari kishte vdekur si pasojë e mungesës së ujit dhe hipotermisë, duke u cilësuar kështu si një vrasje por gjithsesi Simms nuk është dënuar pasi ajo vuan nga depresioni dhe çrregullimi bipolar. Sipas mamasë së saj, 24-vjeçarja kishte pësuar një ‘episod psiqik’ në park dhe pas ngjarjes u dërgua në spital për trajtim.
Ajo mori pjesë në funeralin e të birit dhe madje kishte shkruajtur një letër për të duke shkruar se i mungon shumë dhe do ta dojë përgjithmonë.
Burimi: Hollywood Life