"Për të gjithë ata që shkruajtën, më morën në telefon, u shqetësuan! Jam mirë..."
Ky ka qenë postimi i Adelina Tahirit, pak momente pasi në mediat shqiptare e kosovare është publikuar lajmi për një aksident automobilistik, ku thuhej se ishte përfshirë këngëtarja (lexo këtu).
Informacionet e para kanë qenë se Adelina pas këtij aksidenti të rëndë ishte në rrezik për jetën por këngëtarja ka nxituar të qetësojë fansat, duke thënë se ajo është mirë dhe aksidenti ishte i vogël. Ajo gjithashtu ka reaguar edhe për fotot për të cilat u tha se ishin nga aksidenti i saj.
"Fotot nuk janë nga unë dhe makina. Ka qen një aksident i vogël dhe jam jashtë rrezikut për jetën. Faleminderit të gjithëve."