Reperja Iggy Azalea ka thënë se fajtorja që kënga ‘Pretty Girls’ nuk pati sukses, ishte Britney Spears, e cila dështoi në promovimin e bashkëpunimit mes tyre. “Jam shumë e lumtur që nuk kam pse t’i ‘lëpihem’ Britney-t 24 orë në ditë për të qënë shoqja e saj”, tha reperja duke shkaktuar shumë pakënaqësi tek fansat.
Ndërkohë Britney Spears nuk e la çështjen me kaq, edhe pse Iggy sqaroi më vonë se njerëzit janë të lirë të kenë opinione të ndryshme nga të tjerët.
“E emocionuar të rikthehem sërish në Las Vegas. Ndihem mirë që kam koncerte për të gjithë vitin… A do një copë nga unë? “, duke ju referuar kështu reperes Iggy së cilës ju desh të anullonte turin e saj botëror.
Burimi: Daily Mail