"Shpëtuam sepse na mbrojti helmeta. Ibrahimi u qëllua i pari". Ky ka qënë rrëfimi i dy efektivëve të plagosur,Perlat Hamiti dhe Jetmir Isaj, të cilët po marrin mjekimin e nevojshëm në spitalin Ushtarak në Tiranë. Në dëshminë e tyre dhënë për policinë ata kanë treguar versionin se si kanë mundur të shpëtojnë nga breshëria e plumbave.
"Kemi marrë informacion se duhej të shkonim pranë vendit të quajtur 'kazinoja' pasi duhej të bënim shoqërimin e një personi të dyshuar që kishte qëlluar ndaj policisë. Para nesh ka qënë makina e blinduar dhe në momentin që do zbrisnim, u qëlluam me armë zjarri" është shprehur njëri prej efektivëve të plagosur Jetmir Isaj.
Ndërsa Hamitaj ka rrëfyer se, "në momentin që do të zbrisnim nga makina, u qëlluam me armë zjarri. I pari u qëllua Ibrahimi, pastaj unë dhe më pas Jetmiri. Unë u plagosa në kokë, për fat të mirë më ndihmoi helmeta që kisha, ndërsa Ibrahimi e kishte ngritur pak helmetën dhe plumbi e kapi në kokë", rrëfen kolegu i Ibrahim Bashës, i cili humbi jetën gjatë këtij operacioni.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezulton se Ibrahim Basha është qëlluar në kokë me një predhë të një madhësie të madhe çka vërteton se ai është qëlluar me snajper.
Burimi: Newsbomb