Noor Fares dhe artisti Alexandre Al Khawam kanë lidhur kurorë gjatë ditës së djeshme në një kishë në Honfleur të Francës. Stilistja e bizhuterive, njëkohësisht vajza e miliarderit libanez Issam Fares i cili zotëron një kompani të madhe ndërkombëtare nafte si dhe disa biznese të tjera nëpër botë, i ka nisur festimet me një party para dasmës. Tematika e përzgjedhur ka qenë ajo e “1001 netë” dhe stilistja ja ka arritur sepse çdo gjë ëshë dukur vërtetë si një përrallë.
Noor veshi një fund të gjatë të dekoruar me gurë dhe një bluzë crop, ndërkohë që dhëndri dhe të ftuarit ishin të veshur me ngjyra të ndezura që kombinoheshin edhe me ngjyrat e luleve që dekoronin ambjentin.
Për ceremoninë martesore ajo zgjodhi diçka më tradicionale dhe ky ishte një fustan i bardhë nuserie nga Giambattista Valli, me mëngë tantelle dhe bisht të gjatë. Çifti romantik kishin ndër 1000 të ftuarit e tyre, edhe modelen Jessica Hart, stilisten Mary Katrantzou, Nasiba Adilov etj.
Me plot tre hotele tërësisht të rezervuara, të ftuarit kanë mundur të asistojnë në shndërrimin e një qyteze franceze në një copëz Arabi.
Burimi: Harper's Bazaar