Kur bëhet fjalë për Cara Delevingne ka gjithmonë të reja.
Bukuroshja e Hollywood-it dhe e pasarelave aktualisht po merr pjesë në filmin “Paper Towns” i cili pritet të dalë së shpejti. Ajo gjithashtu ka bërë audicion edhe për një tjetër të titulluar “Valerian”. Ky është një projekt i kompanisë se filmave “21th Century” i cili është në bashkëpunim me “The Graphic Designer”. Ajo do të luajë rolin e Laureline, ndihmëse të Valerian që do të luhet nga Dane DeHaan ku të dyja do të jenë agjente në hapësirë. Premiera e filmit do të jetë në Korrik të 2017.
Së fundmi modelen e famshme e kemi parë në videoklipin e Taylor Swift ‘Bad Blood’ ku ajo shfaqet mjaft seksi dhe joshëse. Por tani është koha që ta shohim nëpër filma ku mund të shprehë talentin tjetër të saj.
Shpresojmë që bukuroshja të na surprizojë ashtu siç ka bërë gjithmonë.
Burimi: Marie Claire#showbiz