Një prostitutë kanadeze thotë se do të dëshironte që njerëzit mos ta bënin të ndihej e turpëruar që punon në industrinë e seksit, sepse ajo në fakt e shijon shumë punën e saj.
Celine Bisette - pseudonimi i saj – insiston se nuk është as e ‘dëmtuar’ dhe as e ‘çmendur’ dhe se e trishton vetëm turpi social që rrethon zgjedhjen e saj të karrierës. ‘Ndihem e sikletosur që jam një punonjëse seksi, edhe pse më pëlqen puna ime, jam mjaft e mirë në të dhe vitet e fundit kam bërë mjaft përmirësime në karrierën’, shkruajti ajo në një ese për xoJane.
Kur ajo ishte 19 vjeç kishte nevojë të paguante universitetin, por një punë part-time nuk i siguronte mjaftueshëm para dhe nuk donte të kishte nota të ulta duke punuar më tepër. Opsioni më i mirë ishte industria e seksit (punon vetëm dy herë në javë), por ajo humbi mjaft miq kur filloi të tregonte se çfarë pune bënte realisht. Tani mbas gati një dekade në këtë industri Celine Bisette është më e rezervuar kur bëhët fjalë të tregojë se çfarë punon.
Por, ajo ka edhe një diplomë masteri në sociologji, të cilën mundohet ta tregojë në ato raste kur është paksa e detyruar të thojë se ku punon. ‘Po, unë jam një prostitutë, por gjithashtu jam e zgjuar. Vërtetë!’ Ajo do të donte ta linte këtë punë, por fiton dy-fishin e asaj që do të fitonte në fushën e saj të studimeve.
Duke parë reagimet negative të njerëzve ajo thotë se nëse do ta dinte më parë se çfarë paragjykimesh e prisnin, nuk do të ishte bërë një prostitutë.
Burimi: Daily Mail