Periudha e pritjes së ëmbël të shtatzënisë për Kate Middleton ka përfunduar tashmë. Jemi në javën e fundit të Prillit dhe e gjithë Anglia është në pritje të lajmit të madh, pasi Dukesha ende nuk ka lindur. Por duket se krahas ankthit të pritjes, në Britani kanë nisur zërat se spitali ku pritet të lindë Middleton është infektuar nga një bakter ndaj edhe është mbyllur.
Mjeku personal i Dukeshës po përballet kështu me një tjetër problem. Në korridoret e spitalit, nuk flitet për gjë tjetër por vetëm për bakterin që ka infektuar departamentin e gjakut. Bëhet fjalë për një bakter të zorrëve, i cili ka infektuar tetë pacientë dhe frika është se ai mund të përhapet. Departamenti ka qenë i mbyllur por do të duhet një javë për dezinfektimi e plotë të tij. Ekziston gjithashtu frika se ky infeksion do të përhapet në zona të tjera të spitalit.
Afati i shtatzënisë së Kate Middleton ka përfunduar në 25 Prill, por Dukesha 33-vjeçare ka zgjedhur të bëjë lindje natyrale. Mbeten edhe pak orë për të mësuar edhe gjininë e fëmijës së dytë të çiftit mbretëror dhe për të mësuar nëse Princ George do të ketë një motër apo vëlla.
Burimi: Oggi
#showbiz