Gisele Bundchen njoftoi tërheqjen nga pasarelat e modës më pak se dy javë më parë, por duket se supermodelja nuk është tërhequr nga shkëlqimi i kopertinave.
Bukuroshja 34-vjeçarja ndau me fansat imazhin e kopertinës së saj të muajit Maj, për edicionin brazilian të revistës Vogue, dy ditë para se ajo të dalë në shitje. Bundchen shfaqet në kopertinë nudo në një foto bardhë e zi, e pozicionuar në profil duke shfaqur kështu edhe linjat e saj trupore.
Në një foto tjetër të këtij numri, supermodelja pozon e relaksuar në një banjo qumështi, e veshur me një fustan të tejdukshëm. Ajo e postoi kopertinën e Vogue në faqen e saj në Instagram, së bashku me një mesazh mirënjohjeje për të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë set fotografik. "Festimi i 20-vjetorit tim të karrierën në kopertinën e Vogue Brazil"- shkroi Gisele.
Revista Vogue e edicionit brazilian ka festuar gjithashtu 40-vjetorin e krijimit.
Burimi: DailyMail
#showbiz