Një tjetër personazh i showbiz-it shqiptar ka vendosur të shfaqet pa makeup dhe ajo është Rozana Radi.
Këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një selfie ku ka dalë tërësisht e palyer e madje me flokë të lagur të mbështjellë me peshqir.
Ajo shkruan se është duke u përgatitur për një set të ri fotografik dhe mesa duket, Rozana ka menduar që t'u japë ndjekësve të saj edhe një foto ku duket tërësisht natyrale.