Britney duket se duhet të kërkojë një parukier të ri sepse gjatë një performace në Las Vegas, asaj i kanë rënë flokët extension. Këngëtarja ishte në skenë duke performuar këngën “Piece of me” kur një tufë extensions po varej nga koka e saj për të rënë më pas në tokë. 33-vjeçarja bëri sikur nuk e vuri re një gjë të tillë dhe vazhdoi performancën energjike, por një kamera amatore e ka kapur këtë moment. Ndiqni videon.
Burimi: Daily Mail
#showbiz