- Në këtë moment je duke menduar për të
Nëse vetëm me këtë fjali të vjen dikush ndërmend, vazhdo se je ende te pika e parë!
- Në të vërtetë për atë mendon gjithmonë
Ahh, nuk bëhet fjalë vetëm për një moment të rastësishëm? Hidhi një sy pikave poshtë
- Kontrollon vazhdimisht celularin në pritje të mesazhit të tij
A e pe celularin teksa ishe duke lexuar 2 pikat e para?
- Miqtë dhe kolegët të pyesin se përse ke një buzëqeshje të stampuar në fytyrë
Po tani po qesh me këtë që thamë?
- Nëse blenë diçka të re pyet veten nëse do t'i pëlqejë atij?
Hyn në një dyqan dhe e gjen veten duke kontrolluar për veshje dhe aksesorë që më parë as nuk ia hidhje sytë? Ky është një tjetër efekt!
- Mikeshat e tua nuk durojnë dot më t'i përmëndësh emrin
Sa herë që del me shoqet e tua, në një mënyrë ose në një tjetër 'të shpëton' emri i tij? Nuk rresht së foluri për të, saqë mikeshat e tua nuk duan ta dëgjojnë më të përmendet!
- Para se të dalësh me të provon dhjetra veshje
Po, është e vërtetë që kjo është një sjellje tipike e femrave, ama kur kemi një takim me të, situata dhe dollapi komplikohet pak, apo jo?
- Kur të ndodh diçka mezi pret t'ja tregosh
Një kolege tregon një histori argëtuese, je duke shetitur dhe sheh diçka të veçantë... Nëse gjëja e parë që do të doje të bëje në ato momente ka qënë t'i telefonosh apo t'i shkruash për t'ja treguar ngjarjen, epo je kokë e këmbë e dashuruar!
- Ke blerë një sërë të brendshmesh të reja
Le të bëjmë një krahasim të thjeshtë: Kur nuk ke në jetën tënde një mashkull e sheh veten më shpesh me mbathje dhe reçipeta pa lidhje me njëra-tjetra. Çuditërisht që kur je njohur me të kompletet e tua të brendshmeve janë kostume, kryesisht seksi dhe mbi të gjitha të reja. Kështu nxehet edhe situata!
- Sa herë e sheh ke ato fluturat e famshme në stomak
Nëse i ke pasur që në takimin e parë dhe vazhdojnë edhe sa herë që e sheh, apo madje dhe kur të dërgon një mesazh...Epo je tmerrësisht e dashuruar me të!
Burimi: Al Femminile