Katy Perry po kalon një periudhë të ngarkuar: këtë fundjavë ajo do të performojë në SuperBowl. Me gjithë orarin e ngjeshur, Katy gjeti kohë për të folur për zënkën më të famshme të 2014-ës në muzikë: zënkën e saj me Taylor Swift.
Swift, në albumin e saj 1989, përfshiu një këngë për një muzikante të famshme, të cilën e kishte konsideruar armike të përbetuar. Sipas Swift, ajo ishte përpjekur gjithashtu të sabotonte turin e saj botëror.
Perry e sqaroi çështjen në Twitter: "Kini kujdes nga ujku me lëkurë deleje".
Në një intervistë me Billboard, në mënyrë të tërthortë, Perry pranoi që postimi i saj ishte për Swift. "Nëse dikush përpiqet të hedhë baltë mbi karakterin tim, do ta merrni vesh!".
Burimi: Celebuzz
#showbiz