Filmi "50 Shades of Grey" është shumë afër shfaqjes!
Yjet e filmit, Dakota Johnson dhe Jamie Dornan janë duke u përgatitur për shfaqjen e filmit nëpër kinema, në mes të shkurtit. Të dy aktorët janë zgjedhur si imazhi i numirt të marsit të revistës Glamour. Në intervistë, ata zbulojnë sekrete të karaktereve të tyre dhe filmimin e skenave në Dhomën e Kuqe.
Dornan dhe Johnson luajnë si Shefi 27-vjeçar Christian Grey dhe studentja 21-vjeçare Anastasia Steele, në filmin e bazuar në librin bestseller.
Filmi ka shumë skena dashurie. Por si u përgatitën aktorët? Dornan tha për revistën: "Më duhej të punoja shumë që të vija në formë, pasi Christian është shumë i dhënë pas saj. Por nuk punoja nga 6 orë në ditë. Nuk mund t'i thuash gruas tënde tmerrësisht shtatzënë që po shkon në palestër për 6 orë. "Më ço mesazh nëse të fillojnë dhimbjet e lindjes"." Gruaja e Dornan, Amelia Warner ishte shtatzënë, kur atij i caktuan rolin. Ajo solli në jetë një vajzë vetëm pak ditë para fillimit të xhirimeve të filmit.
Për të luajtur Anastasia Steele-n, aktorja Johnson rrëfeu: "Unë dhe Jamie kishim të njejtin trainer. Ishte e rëndësishme që të dukesha si një studente aktive. Gjithashtu, do të kisha shumë skena lakuriq. U stërvita dhe u depilova më shumë nga sa një grua duhet!".
Në libër, gjithë skenat e rënda të seksit ndodhin në Dhomën e Kuqe. Johnson zbuloi se si ishte të filmoje ato skena. "Skenat në atë dhomë janë skenat më prekëse në film. Por, i xhiruan në një set të mbyllur. Mami më tha se ishte e drejta ime që ta kërkoja këtë gjatë skenave intime.
Dornan tha: "Disa prej veprimeve në Dhomën e Kuqe ishin të parehatshme. Në disa raste, Dakota kishte shumë pak rroba të veshura dhe më duhej t'i bëja asaj gjëra, që nuk do të zgjidhja kurrë t'ja bëja një gruaje".
Johnson shtoi: "Ishte shumë stresuese të ishe e lidhur pas një krevati në një skenë nudo, por kur ata thërrasin "'Ndal", isha ende e lidhur. Jamie ishte i pari që më hidhte një batanije sipër."
Burimi: Celebuzz
#showbiz