Metropolitan > Elira në botën e burrave!

Rituale ndarjesh

Një femër E Lirë rrëfehet për meshkujt e jetës së saj.

Shikoni fotot e tjera!    v      

Ndonjëherë njeriu vendoset para nje zgjedhjeje të vështirë: Vodka apo Jack Daniels?
Por as ne fshehtesi nuk doja ti jepja historise me Ilirin aq rëndësi sa të praktikoja këto rituale te shenjta të ndarjes.
Në vend të kësaj vesha një palë dorashka të trasha që më bën të dukesha sikur kisha putra arushi në vend të duarve, një kapuc të ngrohtë dhe këpucë të mëdha, rrëmbeva kufjet dhe celësat dhe u turra në rrugë me euforinë që nuk di ku po shkon por di se diku do të arrish.
Eca përgjatë urës së Lanës, i thirra cdo qeni të rrugës "o bukurosh!", dëgjova për të dyqindedyzeteshtatën herë "Dream on" të Dios të cilin po të mos ishte version i shoqëruar nga Yngëie Malmsteen do e refuzoja edhe sikur të ishte tartuf dhe i preka të pasmet një djali që po ecte para meje dhe pastaj e parakalova pafytyrsisht pa i kërkuar të falur apo justifikuar veten. Ai dicka mërmëriti, por midis muzikës që buciste nga kufjet dhe zhurmave të trafikut përgjatë unazës nuk arrita ta dëgjoja.
E dhjeva fare, - mendova- po krijoj rituale të reja ndarjeje...
Mendimet mi ndërpreu një dorë që më shtrëngoi timen, ngrohtësinë e së cilës e ndjeva edhe përmes dorashkës. U ktheva aq shpejt nga ai saqë nuk pata kohë as të ndjej frikë apo cudi. Ishte Luixhi!
Mu kujtua kalimthi ajo mbrëmje në shtëpinë e tij në Durrës por pas kaq shumë muajsh në vend të inatit, më erdhi për të qeshur.
Më fal që të preka bythët...- i thashë me një zë të llastuar, ngrita shpatullat dhe bashkova dhëmbët në një buzëqeshje prej fëmije.
-Preke? Më mirë të themi që më gjuajte.- ma ktheu me të qeshur .
Heshtëm të dy në një moment sikleti të dyanshëm dhe u pamë në sy. Legeni! Më shihte po aq ëmbël sa c'më kujtohej.
-Elira...dukesh shumë e bukur...më e bukur.
-Faleminderit!- iu përgjigja thatë dhe i zgjata dorën për ta takuar duke i dhënë të nënkuptojë që po largohesha por ai nuk ma dha të tijën.
Nuk më dhe asnjëherë mundësinë të të kërkoj falje- vazhdoi- e kuptova që atë natë...ndoshta nuk të dhashë vëmendjen e duhur. Ti rashë shumë herë telefonit...doja të të shpjegoja që...
Lëre, lëre, shiko, nuk ka rëndësi. Ndoshta u keqkuptuam të dy. Edhe unë nuk shquhem për durim por nuk u bë nami, s'ka gjë.- u përpoqa sërish ta heq qafe duke i mbyllur shtigjet e bisedës por ai as e kishte ndërmend të dorëzohej.
Të lutem mos më trajto si të huaj- vazhdoi me ton lutës- fundja kemi dalë bashkë për rreth 1 muaj a dicka, kemi kaluar dhe mirë.
Pohova me kokë dhe buzëqesha.
Shiko, nuk besoj të jesh duke shkuar gjëkundi, je me tuta...Ke ngrënë darkë? Eja të hamë darkë bashkë, kemi shumë për të folur...ok, ok, ose nuk flasim fare- tha kur pa se shtrembërova buzët- mos ma prish, miqësisht?
Ndoshta se ndjehesha vetëm ose ndoshta se ndjeja që kisha gjëra pezull mes meje dhe Luixhit apo thjesht joshja e një vakti të ngrohtë të shoqëruar nga një fytyrë e njohur, më bëri të pranoja.
Ecëm në këmbë pa folur deri në tunelin mes pallateve Agimi ku kishte parkuar makinën dhe u nisëm drejt shtëpisë së tij.
Më hapi derën e makinës dhe më pas derën e shtëpisë si një kavalier i vërtetë që kishte qënë gjithmonë dhe më rikujtoi se pse më kishte pëlqyer aq shumë që në fillim.
Teksa e shihja sesi lëvizte nëpër shtëpi duke u përpjekur të sajonte dicka për darkë nisa të mendoja edhe një herë se sa tërheqës ishte dhe të imagjinoja një jetë hipotetike në atë apartament të vogël ku të kthehesha në mbrëmje nga puna dhe të hyja nën batanije dhe ti ngrohja këmbët pas këmbëve të tij, pastaj të shihnim 4, 5 ose 6 episode rresht të "Seinfeld", ose jo, më mirë të mos kemi televizor në dhomën e gjumit.
Ndërkohë u zgjata të merrja pultin e televizorit të tij, më mirë të merresha me fantazitë e të tjerëve sesa me të miat ndërkohë që prisja...por zhurma e ujit më bëri të ndaloja për të mbajtur vesh. Dreqin! Vetëm nga ideja se ai ujë duhet të ishte duke rrjedhur mbi trupin e tij lakuriq më bëri të më priten gjunjtë në një drithërimë eksitimi.
Mora frymë thellë dhe mendova ti bashkohesha në dush, a nuk e kisha dëshiruar që para shumë muajsh?
Nuk po më mbante vendi por as po merrja guximin.
Cfarë po bën atyyy?- i fola më në fund.
-Po laj rrushin për ty bukuroshe.- tha ai ndësa unë rrudha vetullat. Më vinte për të qeshur me meshkujt që përdorin të tilla emërime, ishte më pak banale ta quaje me emrin e tij të vërtetë por kujt po i interesonte tani!
Vërtetë nuk e prisja kaq kurajo prej tij por ja që të papriturat qënkan shija e vërtetë e gjërave. U ngrita në këmbë menjëherë dhe prej ankthit nuk po arrija të kujtoja nëse isha e depiluar apo jo dhe cfarë të brendshmesh kisha veshur.
Dëgjova hapat e tij në korridor dhe e pastaj pashë atë...me një tabaka alumini në dorë plot me RRUSH!
Ndjeva të më shtohej ritmi i frymëmarrjes prej nervave ndërkohë që më vinte edhe për të qeshur.
U mundova të kontrolloja veten, vesha qetësisht xhupin, u drejtova drejt korridorit dhe mbatha këpucët ndërsa ai erdhi pas meje i hutuar me tabakanë në dorë: Ku po shkon...nuk po e ha as rrushin sa të bëhet darka?
Jo- i thashë dhe ja mora nga dora dhe e hodha në dysheme- nuk po e ha, po e bëj raki.
E shtypa rrushin me këmbë derisa rrëshqita prej lëngut që më ngjiti nën këpucë dhe instiktivisht u kapa në grykën e bluzës së tij dhe dëgjova zhurmën e grisjes së saj teksa rashë mbi të pasmet e mia. Ai kaloi vrullshëm nga trembja në gajasje. Po qeshte me mua!
U ngrita dhe dola. Zbrita shkallët duke nxituar edhe më shumë sapo dëgjova hapa pas meje dhe zërin e tij që më thërriste në emër.
Më arriti shumë shpejt dhe më zuri me trupin e tij duke më ngjeshur pas parvazit të shkallëve aq vetëtimthi sa ndjeva cepin e saj që më dërrmoi shpinën. Fryma e tij e shpeshtuar prej vrapit mu përplas mbi fytyrë, kraharori i tij ishte ngjeshur pas gjoksit tim aq puthitshëm sa mu duk sikur ritmi i zemrës së tij po më ngacmonte thithkat që i ndjeva të forcoheshin.
-Nuk të kuptoj, nuk e di cfarë dreqin je- më tha me zërin që i shkëputej prej frymëmarrjes- por vdes për ty, vdes për ty psikopate!- dhe gati sa nuk m'i gëlltiti buzët.
U përpoqa ta refuzoja por mi mbajti të dyja faqet me duar fort duke më bllokuar çdo lëvizje të kokës. I mbajta buzët të mbyllura fort për disa sekonda duke e lënë të përpiqej më kot duke fërkuar buzët e tij pas të mijave para se të dorëzohesha dhe ta puthja edhe unë në mënyrë të pangopshme dhe gjatë.

Artikuj të ngjashëm

. .