Aktori Florjan Binaj njoftoi në Instagram se ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. “Jam aq pozitiv si tip saqë dola pozitiv edhe me Covid-19,” shkruan ai në Instagram, në një foto ku shfaqet duke buzëqeshur.
“Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19. U vetëizolova që para testimit dhe do qëndroj në izolim si gjithë të tjerët deri në përfundim të krantinës. Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe asnjë shqetësim dhe gëzoj shëndet të plotë. Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janë të gatshëm të shkruajnë çdo gjë!”
Binaj tha se “do të mungojë këto dy javët e fundit të sezonit të ‘Portokallisë’, por s’ka ç’bën”.
Aktori nuk zbuloi detaje se ku mund të jetë infektuar. Pak ditë më parë, ai postoi në Instagram foto të udhëtimit drejt jugut të vendit, përkatësisht në Përmet, Tepelenë, Nivicë dhe Borsh. Në foto, Binaj shihet i shoqëruar nga një grup njerëzish.
Ndërkohë burime për Anabel.al bëjnë me dije se stafi i “Portokallisë” i është nënshtruar një testimi për Covid-19, por është e paqartë nëse bëhet fjalë për testimin me tampon apo forma të tjera testimesh.