Zhargoni
Konsiston në marrjen e fjalëve të thjeshta dhe përdorimi i tyre në mënyra të çuditshme për t’i bërë të duken si “fjalë biznesmenësh”. Për shembull: “Po kriojmë ura komunikimi me ata të cilët paguajnë për shërbimet tona” mund të thuhet shumë mirë kështu: “Po kontaktojmë me klientët tanë”.
Klishetë
Janë ato metaforat e përdorura aq shumë sa u ka ikur i gjithë lezeti. Për shembull: “Sa i vlen lëkura”. Klishtetë jo vetëm janë joorigjinale por mund të tregojnë dhe mungesë respekti ndaj bashkëbiseduesit.
Përdorimi i fjalëve të mëdha
Përdorimi i fjalëve të mëdha dhe të fryra u jep dëgjuesëve idenë se keni shumë pretendime. Pëtr shembull: “Të implementohet infrastruktura e komunikimit” kur doni të thoni “Të endoset një lidhje wireless”.
“Lemza”
Kjo i referohet...ëmmm...rasteve kur...ëëë...ju bëni ndalesa në të folur si për shembull...ëëmm...
Kjo e çmend dëgjuesin. Në vend të bëni këtë lloj “lemze”, thjesht bëni një pauzë, është më e pranueshme së tingujt “ëëë” apo “ëëmmm”.
Falja e rreme
Të thuash “Kërkoj falje nëse dikush u ofendua”, e shton edhe më shumë ofendimin. Nëse vërtet doni të kërkoni falje, thoni: “Ju kërkoj falje për X veprim. Nuk e kisha menduar mirë dhe nuk do të përsëritet më.”
Burimi: Bussiness Insider