Nisur nga deklarata e saj, pritej që Fifi të mos ishte në sezonin e ri të “Shiko kush luan”. Në mbrëmjen e sotme ajo u zëvendësua nga Era Rusi.
Luana Vjollca tha se Era do të performojë vetëm natën e parë, ndërsa mbetet ende e paqartë sesi do të procedohet më vonë. Ekziston mundësia që Fifi të jetë sërish pjesë e “Shiko kush luan” dhe e gjitha ka qenë një hile për të tërhequr vëmendjen.
Përsa i përket Fifit, ajo shkroi në Instagram: “Ej nanusha, pas gjithë kërkesave që më keni bërë, këtë sezon nuk do të jem pjesë e ‘Shiko kush luan.’ Arsyeja është Luana Vjollca. Faleminderit.”
Në pamje të parë, deklarata u duk e ftohtë, madje sikur po i tregonte vendin Luanës, por shenja të tjera vërtetuan të kundërtën. Nëse do të bëhej vërtet fjalë për një zënkë mes tyre, të paktën nuk do ta ndiqnin më njëra-tjetrën në Instagram. Për më tepër, Fifi ishte e pranishme në ditëlindjen gjigante të Luanës në jug dhe më parë, kanë lënë të kuptohet se do të bëjnë një këngë bashkë.