Dieta

Dietat që kanë ndjekur VIP-et shqiptare për t’u dobësuar

Shkruar nga Anabel

23 Shtator 2019

Dietat që kanë ndjekur VIP-et shqiptare për t’u

Dietat që kanë ndjekur VIP-et shqiptare për t’u

Lori Hoxha – dieta Atkins

“Heq dorë nga karbohidratet dhe sheqeri totalisht dhe i zëvendëson me proteina dhe yndyrna. Pi shumë ujë,” shkroi Lori në Instagram pak kohë më parë. Dieta Atkins është një ndër dietat më të njohura në botë, nga e cila është frymëzuar më pas edhe Dr.Dukan për krijimin e dietës së tij Dukan. Ajo ka në përmbajtje përqindje të lartë proteinash si ato të mishit, djathit, vezës dhe përqindje të ulët të karbohidrateve.

Kim Kardashian humbi plot 32 kilogramë pas shtatzënisë së dytë dhe sekreti qe dieta Atkins, që nxit konsumimin e yndyrës së shëndetshme dhe fibrave. Colette Heimowits, dietologia personale e Kim-it, dy vite më parëu shpreh: “Sigurohuni që të keni proteinat e duhura (sepse proteinat ju mbajnë të ngopur dhe kontrollojnë urinë). Kur do të hani karbohidrate, zgjidhni ato me përmbajtje të lartë fibrash dhe sigurohuni që të përfshini edhe yndyrna të shëndetshme në vakt. Nëse ndiqni këto rregulla të thjeshta, do të ndërprisni sheqernat dhe karbohidratet dhe do të jeni të shëndetshëm. Kaq e thjeshtë.”

Emra të tjerë të famshëm që kanë ndjekur dietën Atkins janë: Jennifer Aniston, Geri Halliwell dhe Robbie Williams.

Dietat që kanë ndjekur VIP-et shqiptare për t’u

Rudina Dembacaj – Fasting (agjërimi i ndërprerë)

Vendimi i Rudina Dembacajt për t’u dobësuar erdhi krejt papritur, fill pasi mjeku ortoped i tha se duhet të mbante atlete gjatë verës për shkak të problemeve me këmbët. Gjimnaziste asokohe, Rudina vendosi të dobësohej duke hequr dorë nga ushqimet që i dukeshin të tepërta. Mirëpo së fundmi është dobësuar edhe më shumë dhe për këtë gjë falenderon agjërimin e ndërprerë.

Në ditët e sotme, agjërimi i ndërprerë është një ndër trendet më të njohura të shëndetit dhe fitnesit. Kjo praktikë njihet si Intermittent Fasting (IF) dhe është një model i ushqyerjes, që realizohet në cikle midis të ngrënit dhe agjërimit. IF nuk përcakton se çfarë duhet të hash, por kur duhet t’i hash. Në këtë drejtim, nuk është një dietë në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, por një model i stilit të jetesës.

Metodat e IF:

- Metoda 16/8: konsiston në konsumimin e ushqimit përgjatë 8 orëve dhe ndërprerjen e tij për 16 orët në vijim. Pra, hani mjaftushëm nga ora 08:00 – 16:00 pastaj agjëroni për 16 orë.
- Metoda “ha-ndalo-ha”: përfshin agjërimin për 24 orë; hani për shembull në drekë dhe më pas hani sërish drekën e ditës tjetër.
- Metoda 5:2: bazuar në këtë metodë, konsumoni 500-600 kaloni gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme dhe më pas hani normalisht 5 ditët e tjera të javës.

Metoda 16/8 është më e përhapura, pasi njerëzit e kanë më të lehtë të përshtaten.

Dietat që kanë ndjekur VIP-et shqiptare për t’u

Gili – dieta paleo

Gili humbi 30 kilogramë me dietën paleo, nën mbikëqyrjen e një mjekeje. Dieta paleo që është krijuar që t’i ngjasojë ushqimeve që hanin paraardhësit tanë mijëra vite më parë. Edhe pse është e pamundur të dihet me siguri ç’hanin njerëzit asokohe, mund të hamendësohet se konsumonin ushqime të paprocesuara dhe të parafinuara. Një sërë studimesh kanë vërtetuar se dieta paleo rezulton në rënie në peshë dhe përmirësime të dukshme në gjendjen shëndetësore.

Ja çfarë mund të hani në bazë të dietës paleo:

Mish: Lope, qingji, pule, gjel deti, derri etj.
Peshq dhe produkte deti: Salmon, troftë, merluc, midhje
Vezë: Zgjidhni vezë të pasterizuara, të pasura me omega-3
Perime: Brokoli, speca, qepë, karrota, domate etj.
Fruta: Mollë, banane, portokaj, dardhë, avokado, luleshtrydhe, boronica etj.
Zhardhokë: Patate, patate të ëmbla, rrepa
Fara dhe fruta të thata: Bajame, arra makademia, lajthi, arra, fara luledielli, fara kungulli etj.
Yndyrna dhe vajra të shëndetshme: Vaj ullir, vaj kokosi, vaj avokadoje etj.
Kripë dhe erëza: Kripë deti, turmerik, rozmarinë etj.

Dhe ja çfarë duhet të shmangni në bazë të dietës paleo:

Sheqer dhe shurup fruktoze: Pijet me gaz, lëngjet e frutave, sheqer tavoline, ëmbëlsirat, akulloret etj.
Brumrat: Bukë, makarona, thekra, elbi
Bishtajoret: Fasulet, thjerrëzat etj.
Vajrat me origjinë bimore: Vaj soje, vaj luledielli, vaj misri etj.
Yndyrnat e pasaturuara: Gjenden në shumicën e ushqimeve të procesuara.
Ëmbëlsues artificialë: Aspartame, glukoza, sakarina, E950, ciklamat natriumi
Ushqime tejet të procesuara: Çfarëdolloj paketimi që shkruan “dietik” ose “pa yndyrna” përmban ushqim tejet të procesuar

Dietat që kanë ndjekur VIP-et shqiptare për t’u

Arbana Osmani – dieta keto

Pak kohë më parë, moderatorja zbuloi se po mbante dietën keto. Emri “keto” vjen nga fjala “ketogjenike”. Kur njeriu ndjek këtë plan të ushqyeri, trupi hyn në një gjendje të quajtur ketozë. Kur trupi hyn në ketozë, detyrohet të djegë dhjamin për të pasur energji në vend të sheqernave.

Dieta rekomandon që 70% e kalorive të nevojshme ditore të merren nga yndyrnat, 20-25% nga proteinat dhe 5-10% nga karbohidratet. Kjo do të thotë që vaktet e konsumuara gjatë ditës duhet t’u përmbahen këtyre kushteve. Për mëngjes për shembull, mund të konsumohen vezë dhe avokado në vend të çerealeve dhe frutave.

Dieta mund të zbatohet për sa kohë të dëshironi, sepse është më tepër një stil jetese, sesa dietë e mirëfilltë ushqimore.

Dietat që kanë ndjekur VIP-et shqiptare për t’u

Hygerta Sako – dieta sipas grupit të gjakut

Hygerta Sako humbi 12 kilogramë falë dietës së grupit të gjakut. Dieta e Grupit të Gjakut u krijua nga naturopathi Peter J. D’Adamo, i cili beson se ushqimet që konsumon, ndërveprojnë kimikisht me grupin e gjakut. Nëse ndjek një dietë të ideuar për grupin tënd të gjakut, trupi do ta tresë ushqimin në mënyrë më efiçente. Si rezultat, humbet peshë, ke më shumë energji dhe parandalon sëmundjet.

Ja çfarë rekomandon D’Adamo:

Grupi 0: Një regjim ushqimor të pasur me proteina, pulë, peshk dhe perime, dhe njëherazi të varfër në brumëra, bishtaja dhe bulmet. D’Adamo rekomandon suplemente vitaminash për të luftuar problemet me stomakun që kanë njerëzit me grup gjaku 0.

Grupi A: Një regjim ushqimor vegjetarian bazuar në fruta dhe perime, bishtaja dhe legume, dhe drithëra – mundësisht organike dhe të freskëta sepse sipas D’Adamo, njerëzit me grup gjaku A kanë sistem imunitar të ndjeshëm.

Grupi B: Shmangni misrin, grurin, hikërrorin, thjerrëzat, domatet, kikirikët dhe farat e susamit. Pula është gjithashtu problematike, thotë D’Adamo. Inkurajohen perimet e freskëta, vezët, disa lloje mishi dhe bulmeti pa yndyrë.

Grupi AB: Ushqimet e rekomanduara përfshijnë tofun, frutat e detit, bulmetin dhe perimet e gjelbërta. D’Adamo thotë se njerëzit me grup gjaku AB kanë aciditet të ulët në stomak. Shmangni kafeinën, alkoolin dhe mishin e përpunuar.

Dietat që kanë ndjekur VIP-et shqiptare për t’u

Anxhela Peristeri – kërcimi dhe palestra

Anxhela Peristeri humbi fillimisht më shumë se 12 kilogramë, e gjitha falë kërcimit dhe ushtrimeve të palestrës. “Kam rënë 12 kg dhe në mënyrë të shëndetshme,” tregoi me krenari këngëtarja në studion e Rudina Magjistarit. “Nuk pata probleme me dietën, marrje mendsh...Kur kam provuar të mbaj dietë më ka dhembur koka, nuk ngrihesha dot nga krevati.”

Shtojcë: Rregulla të arta për të pasur peshë konstante!

1. Proteinat mbi të gjitha
Proteinat duan më shumë kohë të treten se karbohidratet dhe do t’ju ngopin për një kohë më të gjatë. Disa ushqime të pasura me proteina janë vezët e ziera dhe frutat e thata.

2. Shmangni sheqernat
E dimë që sheqeri është gjëja më e shijshme në botë, por nuk po ju bën aspak mirë. Jo vetëm që s’ju ngopin, po ju bëjnë më të uritur dhe shkaktojnë dëme të mëdha për shëndetin.

3. Dy vakte të ndërmjetme
Një mes mëngjesit dhe drekës, dhe një mes drekës dhe darkës. Vaktet e ndërmjetme parandalojnë të ngrënit e tepërt gjatë vakteve normale dhe nëse i planifikoni, janë të shëndetshme dhe ushqyese.

4. Kujdes me racionet
Vaktet e ndërmjetme, normalisht, duhet të kenë më pak kalori se vaktet normale. Rekomandohen 200 kalori dhe duhet të jenë të pasura me fibra dhe proteina.

5. Gatuani në avancë
Nëse hani kur jeni të uritur për vdekje, do të përfundoni duke ngrënë më shumë se ç’duhet dhe duke konsumuar vakte të pashëndetshme. Përgatitini vaktet tuaja në avancë që kur të vijë momenti për të ngrënë, t’i keni gati. Gjithashtu, fshihini gjëkundi çokollatat që mbani nëpër shtëpi.

6. Mbani afër versionet e shëndetshme
Nëse keni neps për akullore, hani pak kos. Nëse keni neps për karamele xhelatinë, provoni fruta të thara. Nëse ju hahen patatina, konsumoni më mirë kokoshka. Pa kripë dhe gjalp ama.

7. Ujë para çdo gjëje
Nëse jeni shumë të etur mund të duket sikur jeni shumë të uritur. Ndonjëherë trupi se bën dot dallimin. Prandaj është e rekomandueshme të pini ujë kur zgjoheni dhe para se të hani.

MOS I HUMBISNI