Të dhënat e matësit më profesional dhe më të besueshëm të audiencës, Telemetrix, tregojnë se garën e shikueshmërisë e fitoi spektakli i TV Klan “Dance with me”.
Matja e garës u përqëndrua në fashon e orarit 21:00- 22:00 kur të dyja spektaklet shfaqeshin në të njëjtën kohë.
Mund të quhet padyshim një nga garat më të forta televizive të sezoneve të fundit, ajo e dy konkurseve me të njëjtën tematikë “Dance with me” që transmetohet në TV Klan dhe “Dancing with the Stars” (DWTS) që nisi sezonin e tij të 6-të, të hënën (24 Nëntor).
“Dance with me” nis në orën 20:00 dhe deri në orën 21:00, ai kishte shikueshmërinë me të lartë me rreth 36% të audiencës. Në orën 21:00, menjëherë sapo nisi premiera e sezonit të ri të “Dancing with the Stars”, shikueshmëria i kaloi Vizion Plus-it.
Por nuk zgjati shumë. Pas interpretimit të aktores Eva Alikaj, falenderimet dhe komentet e stërgjatura për aktoren, I detyruan shumë shikues të kthenin stacionin. Për rreth 40 minuta, të dyja kanalet garonin kokë më kokë, me një diferencë shumë të vogël (Klan kishte 28% të audiencës dhe Vizion Plus 26%). Por do të ishte blloku I parë publicitar i Dancing with the Stars dhe më pas lajmi i shtatëzanisë së Norës që do të krijonte një shkëputje të madhe dhe do të kalonte në avantazh “Dance With Me”.
Pas përfundimit të "Dance with me", "Dancing with the stars" vijoi me një tjetër betejë të ashpër ndaj emisionit Opinion, me të cilin ndau pothuajëse të njejtën përqindje shikueshmërie deri rreth orës 23:10, kur TV Klan kaloi në avantazh.