Muaji Nëntor paska qenë me fat për këngëtarin Alban Skënderaj. Pas koncertit të tij të parë recital "Tingujt e ditarit tim", për Albanin do të ketë një tjetër impenjim me rëndësi. Ai do të hapë koncertin që do të zhvillohet më 29 Nëntor me rastin e festës së çlirimit, ku një nga këngëtaret që pritet të performojë është artistja me famë ndërkombëtare Jessie J (lexo këtu). Skënderaj e ka bërë të ditur këtë lajm në llogarinë e tij në Instagram dhe shprehet mjaft i emocionuar për këtë eksperiencë.
Alban Skënderaj pranë Jessie J
24 Nëntor 2014