Metropolitan > Cover Story

Alban Skënderaj thyen rekord

Biletat e recitalit shiten për dy ditë.

Nga K.T. ~
Shikoni fotot e tjera!    v      

Këngëtari Alban Skënderaj i cili më 24-25 Nëntor do të mbajë koncertin e tij të parë recital të titulluar “Tingujt e ditarit tim” ka thyer një rekord në shitjen e biletave. 1200 biletat e pregatitura janë ezauruar për vetëm dy ditë. Për shkak të interesit shumë të lartë të publikut, është parë e udhës të shtohet edhe një natë e tretë koncerti me 26 Nëntor. “Tingujt e ditarit tim” vjen në kuadër të 10-vjetorit të daljes së parë në skenë të Alban Skënderaj. Koncerti do të mbahet në Qendrën e Kulturës pranë Katedrales Orthodokse dhe do të jetë tërësisht akustik, ku këngëtari do të shoqërohet nga një orkestër profesionale.

Artikuj të ngjashëm

. .