Eva Grimaldi Imma Battaglia, tashmë gruaja e saj, u martuan para 250 të ftuarve në Lazio. "Pas tetë vitesh, 8 muajsh dhe 180 e ca ditësh,” siç shkruajnë në ftesa, Eva Grimaldi dhe Imma Battaglia janë zyrtarisht grua dhe grua. Në numrin e të mërkurës së të përjavshmes “Chi,” ato tregojnë prapaskenat e dasmës, organizuar nga Enzo Miccio.
Grimaldi zgjodhi një fustan ngjyrë pjeshke nga Miccio dhe duket e emocionuar në fotot e publikuara. “Këtë mëngjes preva flokët. Kisha flokë të gjatë, por Imma-s i pëlqejnë të shkurtër,” tha ajo për “Chi.” Battaglia duket më e relaksuar, por thjesht në pamje. Ajo zgjodhi një kostum burrëror në tonalitetet e blusë.
Të ftuar në ceremoni ishin me dhjetëra personazhe të famshëm, miq të çiftit: Elenoire Casalegno, Nancy Brilli, Attilio Fontana, Bianca Atzei, Monica Cirrinà, Vladimir Luxuria, Nicky Vendola, Alfonso Pecoraro Scani etj. Dëshmitar i Eva-s ishte ish i dashuri i saj historik, Gabriel Garko, me të cilin përjetoi një lidhje tre vjeçare.
Ceremonia u mbajt në natyrë, edhe pse koha nuk qe e mirë. Festa, nga ana tjetër, u mbajt në në restorantin e Chef Antonello Colonna. Të gjitha gatimet kishin një përbërës të përbashkët: pataten. “Thjesht një rastësi,” u tha, por të gjithë kanë dyshimet e tyre. Në fund, një tortë me pesë kate, dekoruar me bozhure dhe një skulpturë të Eva dhe Imma.
Festa rrotullohej rreth haresë së jetës dhe dashurisë: “Gjithë miqtë dhe të dashurit tanë, të pranishëm këtu sot, përbëjnë familjen tonë të madhe. Dhe nëse kjo s’i pëlqen ndokujt, nuk na intereson fare.”
Këtu mund të lexoni më gjatë për historinë e dashurisë së Eva Grimaldi dhe Imma Battaglia.