Dieta

Dieta e lavdishme: Si u dobësua Rudina Dembacaj

Shkruar nga Anabel

15 Maj 2019

Dieta e lavdishme: Si u dobësua Rudina Dembacaj

Vendimi i Rudina Dembacajt për t’u dobësuar nuk ishte “aspak poetik” pasi dëshira i erdhi krejt papritur, fill pasi mjeku ortoped i tha se duhet të mbante atlete gjatë verës për shkak të problemeve me këmbët. Gjimnaziste asokohe, Rudina vendosi të dobësohej duke hequr dorë nga ushqimet që i dukeshin të tepërta. Mirëpo së fundmi është dobësuar edhe më shumë dhe për këtë gjë falenderon agjërimin e ndërprerë (dhe shoqen e saj).

“Regjim ushqimor! Hani nga ora 08:00 -16:00 çfarë të doni, me pas vetëm ujë, deri të nesërmen. Do më falënderoni. Në fakt do falënderoni shoqen time të ngushtë, Eneidën, se ajo më përditëson më çdo gjë healthy (të shëndetshme).” – u shpreh ajo në një intervistë për Revista Class.

Në ditët e sotme, agjërimi i ndërprerë është një ndër trendet më të njohura të shëndetit dhe fitnesit. Kjo praktikë njihet si Intermittent Fasting (IF) dhe është një model i ushqyerjes, që realizohet në cikle midis të ngrënit dhe agjërimit. IF nuk përcakton se çfarë duhet të hash, por kur duhet t’i hash. Në këtë drejtim, nuk është një dietë në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, por një model i stilit të jetesës.

Metodat e IF:

- Metoda 16/8: konsiston në konsumimin e ushqimit përgjatë 8 orëve dhe ndërprerjen e tij për 16 orët në vijim. Pra, hani mjaftushëm nga ora 08:00 – 16:00 pastaj agjëroni për 16 orë.

- Metoda “ha-ndalo-ha”: përfshin agjërimin për 24 orë; hani për shembull në drekë dhe më pas hani sërish drekën e ditës tjetër.

- Metoda 5:2: bazuar në këtë metodë, konsumoni 500-600 kaloni gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme dhe më pas hani normalisht 5 ditët e tjera të javës.

Metoda 16/8 është më e përhapura, pasi njerëzit e kanë më të lehtë të përshtaten.

IF ka përfitime të shumta shëndetësore dhe një informacion të detajuar e lexoni këtu. Nëse jeni të interesuar mbi dieta të tjera, mund të lexoni për dietën sipas grupit të gjakut rekomanduar nga Hygerta Sako, për dietën keto, rekomanduar nga Arbana Osmani dhe blogerja Kristela Çoku si edhe dietën paleo të rekomanduar nga Gili.

MOS I HUMBISNI