Efektivja e policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur në protestën e 22 nëntorit 2018 do të dërgohet sërish në Turqi për të kryer një tjetër operacion, me qëllim rikuperimin e gishtave të dëmtuar.
Udhëtimi pritet të bëhet në muajin shkurt, ndërkohë që 24- vjeçarja ka treguar se gjatë gjithë kësaj kohe i është nënshtruar një mjekimi të vazhdueshëm në spitalet e vendit.
“Jam mjekuar çdo ditë në Spitalin e Traumës ku shkoj për fizioterapi, të shohim si do të shkojë operacioni tjetër.” u shpreh e reja gjatë një daljeje publike.
Ju kujtojmë se menjëherë pas gjymtimit, efektivja Nuka kreu një operacioni të vështirë në Turqi, ku u aplikua një metodë e re nga ekipi kirurgjik, falë së cilës Inës iu transplantua gishti i bërë nga pjesë të marra prej këllkut dhe krahut.