Metropolitan > Elira në botën e burrave!

I paftuar, por i mirëpritur!

Një femër E Lirë rrëfehet për meshkujt e jetës së saj.

Nga Elira ~
Shikoni fotot e tjera!    v      

Pas mesdite, në pushimin e drekës nga puna, sa herë që mundeshim, unë dhe Enka e pinim një kafe të shpejtë te Mulliri i Vjetër.

Enka erdhi si gjithmonë duke ju marrë fryma.

-Ma jep një cigare shpejt se nuk kam kohë- tha dhe u puthem në faqe- Oh nënë!

-Ça ke? Hë mos fillo me ankesat meqë nuk ke kohë. Shefja jote është po aq kuckë e poshtër sa dje dhe klientët e firmës vazhdojne të ngacmojnë në whatsapp, nëse nuk ke gjë për të shtuar vazhdojmë me mua?

-I the të gjitha. Vazhdojmë.

Sapo do i tregoja për Ilirin, më besoni, doja ti tregoja por asaj i ra telefoni.

-Ufff e shikon?! Duhet të iki. Kjo do ma marrë shpirtin mua!-i referohej shefes se saj, një beqare histerike që i delegonte të gjitha punët Enkës ndërkohë që vetë ishte tepër e zënë duke kërkuar shpirtin binjak, praktikisht një burrë çfarëdo për t'ju mburrur shoqeve.

-Ik, ik, kalofsh pirdhu!

U ktheva në zyrë si me bisht ndër shalë pa qenë e sigurt nëse zbrazëtia që ndjeja ishte nevoja për t’u zbrazur tek Enka apo për të parë sërish Ilirin.

Deri në orën 5 shpresova se nga momenti në moment ai do të shfaqej ne zyrë. Nuk ndodhi.

Shkova në shtëpi dhe sapo hoqa këpucët, ra dera.

Ç'ne të më bjerë dera, nuk eshtë as dita e qerasë, mendova dhe e hapa.

Ishte ai!

-Ilir?

Dreqin! Kisha ende çorapet e mia në dorë dhe me një lëvizje akrobatike i fsheha prapa kurrizit dhe i futa në xhepin e xhinseve.

-Ku...Si...Ma gjete shtëpinë?

-Të ndoqa...dje.

-Më fal, mos je gjë maniak?

-Po- u përgjigj pa levizur asnjë muskul të fytyrës.

-Po famija jote, nuk e ka vënë re që je kështu?

-Eeee ne kështu jemi të gjithë në familje.

-Informacion i dobishëm. Eja, pra. Hyr. Mos ma vër re, jam pak rrëmujaxhie- i thashë ndërsa mblodha disa rroba e fletore që i kisha lënë hapur mbi divan.

-Po, qenke pak rrëmujaxhie. Ke edhe një palë corape që të varen nga xhepi i xhinseve- dhe qeshi.

-Oh, këto! Jo, jo këto janë tendenca më e fundit e modës koreane, -u përpoqa ta kaloja turpin me një batutë ndërkohë që po lutesha të mos isha skuqur.

-Shpresoj të mos kesh ardhur për të më përdhunuar!

-Jo, jo. Përdhunoj vetëm pas piramidës dhe vetëm pas orës 11 të darkës, është traditë ndër breza.

-Aaaa ashtu po. Për çfarë ke ardhur?- e pyeta ndërsa qëndroja në këmbë e ai ishte rehatuar mbi divan.

Ai u mendua.

-Nuk di si ta them...Ka vdekur Nustreti.

-Kush??? Çfarë po thua? Kush është Nustreti?

-Askush Elira, askush. Po përpiqem të shpik diçka meqë nuk di cfarë të them! Ti nuk kupton asgjë!- tha me inat.

Nuk fola. Edhe një herë tjetër sinqeriteti i tij i vrazhdë më la pa fjalë.

U ngrit në këmbë dhe iu drejtua derës për te ikur, pastaj u kthye sërish dhe qendroi përballë meje me sy plot epsh dhe mall.

A mundej që dy njerëz që njiheshin aq pak, të ndjenin mall për njeri-tjetrin? Një lloj malli që dukej sikur ishte gatuar në ndonjë cep mistik te botës ku përlaseshin kohërat që nuk kemi jetuar.

Më futi dorën mes flokëve të mi të dendur dhe ngjeshi hundën ne faqen time.

Qëndruam ashtu, pa lëvizur për disa sekonda. Pata frikë se mund të qaja, pa arsye, nga bukuria dhe gjenuiniteti i atij momenti.

Ai më mbështolli me krahët e tij dhe unë nuk guxova të pipëtija, tashmë mund të bënte ç'të donte.

Goja e tij ishte shumë e lagësht dhe e butë ndërsa lëkura e tij kutërbonte një aromë ndjellëse, midis aromës se librave dhe aromës së bebeve.

Mishrat e tij esmerë ngjiteshin e lëshoheshin mbi lëkurën time të bardhe dhe ai i shihte me vëmendje e sy të zmadhuar sikur do zbulonte mekanizma të fshehur pas aktit të thjeshtë të të ekzistuarit, dhe ingranazhet lubrifikues të dëshirës sime.

U shtri mbi mua në krevat dhe e ndjeva të ngjeshej fort mbi mbathjet e mia ndërsa  më puthte rrënqethshëm qafën.

Nuk isha ndjerë kurrë më e hutuar dhe e urtë. Ai u ngrit, qëndori në krevat mbi gjunjë dhe vendosi duart mbi mbathjet e mia duke më parë në sy teksa unë tërhoqa kokën mbrapsht dhe mbylla sytë për të mos u përballur me shkimin e tij. Nuk isha mësuar të më shihnin me aq adhurim saqë të ndjeja atë soj thyerje nën bark.

Tërhoqi ngadalë mbathjet e mia dhe ndaloi disa sekonda duke e parë sikur të ishte duke zbuluar për herë të parë butësitë femërore.

Për herë të parë ndjeva turp për lakuriqësinë time sepse nën shikimin e tij ndjehesha jo vetëm lakuriq, por e zbuluar.

Teksa lëvizte brenda meje duke më shkaktuar një tronditje të ethshme, më thithte faqet dhe ndjeja thithkat e mia të fërkoheshin pas kraharorit të tij në ritmin e lëvizjeve të legenit të tij.

Bëmë dashuri disa herë atë pasdite, zbrazëm frigoriferin, u pashë në pasqyrë, dhe biseduam gjatë.

Atij i pëlqeu shumë reçeli i fikut që bënte mami im, mua më pëlqeu pamja ime e shpurpuritur por e lumtur në pasqyrë.

E keni parasysh atë pamjen që merr një femër pasi ka bërë seks vërtetë të mirë. Dhe me Ilirin seksi ishte çmedurisht i mirë, jo vetëm sepse dintë si të pushtonte dhe të prekte gjithandej, por edhe pse ishte bekuar me begati mashkullore të frikshme.

Karma qënka një zonjë grua mendova, ja ku mu shpërblyen kaloritë që kam djegur duke shtirur orgazmat me Edin.

Kam lexuar dikur që një orgazëm e shtirur djeg 160 kalori në krahasim me një orgazëm të vërtetë që djeg vetëm 27 kalori. Një e cmendur diku nëpër botë mund të jetë duke performuar nga një orgazëm të shtirur pas cdo vakti, në vend të palestrës.

-Për çfarë po mendon?- tha ai dhe më mbështolli nga pas me krahë.

-Për shefin.

-Shume mirë, me siguri edhe ai për ty po mendon- qeshi Iliri- Pa merak, ai nuk do ta dijë kurrë për ne. E di që të ka pikë të dobët- dhe më afroi çakmakun e tij të zi të stampuar me imazhin e Vasco Rossi-t.

Artikuj të ngjashëm