Metropolitan > MetroChic

Në pritje të Vadikut të vogël...

Autorja, një bukuroshe 30 e diçka vjeçe, e rritur në metropolin tonë të quajtur Tiranë, rrëfen aventurat e saj dhe ndan rrugëtimin e saj në kërkim të mashkullit ideal.

Nga Aline Bertrand ~
Shikoni fotot e tjera!    v      

Sikur më ra dikush me grusht , jo sikur më doli gjumi! Nuk po merrja vesh a ishte zilja e derës, karroca që mblidhte shishe bosh , apo sazet për Bajram !Telefoni zhurmonte me të gjitha mënyrat e mundshme të lajmërimit . Dridhej, i binte ziles pastaj këndonte një këngë të tmerrshme që unë e kam pasur qejf  para 6 muajsh por tani më vjen për të vjellë kur e dëgjoj! Hap njërin sy dhe e shikoj se si duke u dridhur rrokullisej mbi parket.Shikoj me njërin sy emrin e Lolës në ekran. Hidhem pupthi dhe hap telefonin duke më rrahur zemra. Ulërimat nga ana tjetër e telefonit nuk më linin të dëgjoja asgjë !

Zgjoj Këpucën , lajmëroj Asaj dhe Vadikun dhe për pesë minuta jemi tek Materniteti i Ri.Në korridor asgjë nuk pipëtinte, vetëm hapjet dhe mbylljet e shpeshta të derës nga doktorët sillnin tek ne ulërima të shkëputura.Vadiku shkonte e vinte në corridor me duar të kryqëzuara në gjoks.

“Shumë po vonohet.”

“Ska as një orë që ka hyrë”, i them ,” duhet të bëjmë pak durim!”

Asaj qëndron në një cep të korridorit gjysëm e kërrusur dhe ndjek Vadikun me sy.Nuk ia hedh sytë fare se e di që do të më thotë”Se ç’kam një parandjenjë !”. Hapet dera dhe del doktorri.

“Do ta fusim në sallë”. Ai buzëqesh . “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar .Do të ishte mirë të mos prisni këtu, hajdeni pas nja katër orësh që të shikoni shoqen dhe bebin. ”

“Bebin?? Do të jetë djalë?”, Unë dhe Asaj hidhemi përpjetë nga gëzimi , “Epo Lolës i duhej një djalë!”

“Ok “, Vadiku ndërhyn me takt , “të lutem lajmëroje që ne do të jemi këtu gjatë gjithë kohës.Nuk ka të tjerë të afërt dhe kjo do ta ndihmojë.”

Dalim jashtë duke vrapuar.

“Ufff, 34893 here kam marre frymë, thashë se vdiqa!”  Vadiku ishte ndezur në fytyrë.

“Po materniteti nuk ka sëmundje ngjitëse, biles ti mund të transmetosh sëmundje” , -i them.

“Po po , po ato ‘krimbat e vegjel’ qe dalin gjithe gjak nga aty poshtë…e di sa të rrezikshëm mund të jenë ata, e di sa e rrezikshme është ajo gjëja nga ku dalin?!”

Asaj dhe unë shqyejmë sytë.

“Po Vadik, ajo gjëja nga ato krimbat dalin ,është një gjë shumë e rrezikshme , ke të drejtë”, Asaj nuk po e mbante të qeshurën. “Ajo gjëja mund të të hajë ty dhe nja 100 burra, kështu që ke të drejtë të trembesh.”

Ishte akoma mëngjes herët dhe kamarieri na sjell kafe të hidhur me biskota.Rreshtohemi me fytyrë nga dielli.

“Më thuaj një sekret , që nuk ia ke thënë askujt”, lëshoj një fjalë në ajër sa për të hequr dremitjen e të treve. Heshtje! Pra paska sekrete përderisa nuk po flasin!

“Vadik ke per të thënë gjë ?”

“Po kam , por ndjehem mirë t’i mbaj për vete sekretet e mia!”

Hedh idenë që  ti shkruanim sekretet ne nje letër dhe pastaj t’ia jepnim njëri tjetrit .

“Pse nuk i themi dot me gojë nëse duam?”

“Ose nuk mund t’i shkruajme në celular ?” plotëson Asaj.

“Ok, e rëndësishme është që ramë dakord !”

Ngrihem , marr tre letra të vogla blloku nga banaku dhe tre stilolapsa të kafshuar. Çfarë lumturie qenka të shkruash! Tre fjalë gabim , një presje mirë përsëri katër fjalë gabim! Ngatërrohet shkronja b me shkronjën d, o me u-në e kështu me rradhë më shumë zhgarravit se sa shkruaj, në pesë minuta e mbarova sekretin tim.

Asaj dhe Vadiku vazhdonin të shkruanin e të shkruanin . Po më vënë në siklet këta, sa sekrete paskan pasur !Po uroja që Lola ta vononte dhe pak beben derisa të merrja vesh sekretet e tyre dhe të ndaja me ta sekretin tim të madh e të turpshëm.

“Stoooop!”  ngrita zërin.  “Nuk mund të shkruani sekretet deri në brez të shtatë, dhe nuk është e nevojshme të justifikoheni me shkrim ,  sepse e di që e keni bërë.”

“Asaj ti je e para !”

Bashkohem me mendimin e Vadikut. Marrim letrën në duar dhe kokë më kokë lexojmë me zë : “Do tjua tregoj në celular !”

“Cfarë do me thënë kjo ?”  e pyes, “Ke dy orë që shkruan!”

“U mundova të shruaj por nuk arrita! E kam letrën në celular, sepse ia kam dërguar Anabelit.”

“Siiiii??? Ti ke ndarë një sekret me njerëz që nuk i njeh dhe nuk je hapur me ne?”

“Nuk është njësoj”. Asaj na zgjat telefonin. Një histori e gjatë e shkruar tek notes përpin shikimin tim dhe të Vadikut !

Une jam kurve! Po deklaroj ketu perpara te gjitheve jo si ambasadore e kurvave por si pergjegjese e te gjitha gjerave qe kam bere. I kam bere me deshire. Tani jam nje grua por qe ne rinine time kam qene nje kurve. Nuk eshte nder te jesh kurve edhe pse shumica e kane status edhe pse te gjithe kane nje perqindje kurvelliku brenda. Nuk i them kurve atij burrit qe masturbohet ne dhomen tjeter dhe nuk ia ben gruas, as gruas qe per hater te benefiteve rri me kete burre dhe ka tre te dashur pas as shume rasteve te tjera. I them kurve vetes time sepse kam shkuar me para. Cfaredo justifikimi te jap une asnje sdo jete bindes se pse e bera. Sepse jam natyre qe nuk shkoj ne teater? Sepse sbej jete nate? Sepse i kam te gjitha po skam adrenaline? Cfare ofron jeta ne Tirane tjeter? Cfare cante bleve dhe si e kape tenderin e rrugeve! Une kam qene nje kurve. Kam pare te gjitha dhomat e hoteleve per nje vit rrjesht dhe shuuuume prej koqeve te burrave tuaj!!!!

Ngelëm pa zë, as frymë s’po merrnim ! Po c’bëhet kështu na mbytën K….!

“Mos u mërzit , të jesh kurvë është status”,  ia pret Vadiku ndërkohë që bën shuk letrën që kishte shkruar dhe e ha. Duke e parë se si përtypej me fytyrën e thartuar , mendova që nuk ishte aspak me vend që unë gjithashtu të ndaja me ta sekretin tim. E nisëm me të qeshur por na u bë shumë serioze. E kujt i intereson në fund të fundit që mua nuk më bezdis era e djersës, biles mund të fus turinjtë në një sqetull e të nuhas me sa kam në kokë ?!!

Ndejtëm pa folur derisa infermjerja që u duk tek dera e po na e bënte me dorë na nxorri nga situata! 

Artikuj të ngjashëm