Gigi Hadid ka shkëlyqer gjatë gjithë Javës së Modës në New York, në pasarela dhe jashtë tyre. Disa prej look-eve të modeles kanë qenë veçanërisht të lira dhe të thjeshta për t’u realizuar. Një prej tyre ishte dhe ky për të cilin po flasim tani.
Grimieri Erin Parsons iu drejtua Instagramit të mërkurën për të treguar ç’produkte përdori për grimin e Gigi-t në festën e Business of Fashion, më 9 shtator. Për habi, i gjithë look-u kushton $28, diçka më pak se 3 mijë lekë.
Erin përdori vetëm produkte Maybelline dhe rezultati është jo vetëm i lirë, por edhe lehtësisht i realizueshëm.
Gjithë grimi, në kaq pak produkte.
Për më tepër, Gigi nuk përdor vetëm produkte kozmetike të lira, por edhe ndaj kujdesit për lëkurën. Ka plot produkte shumë të mira e të lira që e bëjnë punën njësoj si simotrat e tyre më të shtrenjta. Gigi përdor St. Ives dhe Neutrogena.