Që nga sfilata e fundit e Marc Jacobs, trendi i ri i makeup-it është të dalësh pa makeup fare. Por, që të dilni pa grim, duhet të përqëndroheni në këto zona të tjera:
Kujdesuni për lëkurën
Pini shumë ujë për t’u hidratuar dhe flini të paktën 7 orë. Pastrojeni fytyrën para se të flini dhe lyejeni me krem që nxit prodhimin e kolagjenit. Në mëngjes aplikoni një krem hidratues me SPF 30.
Rregulloni vetullat
Do të habiteshit se çfarë ndryshimi sjell krehja e vetullave dhe pastrimi i tyre.
Kushtojini vëmendje flokëve
Kur nuk keni vendosur fare makeup, flokët duhet të jenë në gjendjen e tyre më të mirë. Mblidhini bisht ose aplikoni pak llak në flokët tuaj.
Kini kujdes dhëmbët
Kur nuk vini buzëkuq ose blush, dhëmbët e bardhë bien edhe më në sy. Përdorni fillin dentar për të parandaluar kariesin. Një herë në javë përdorni pastë me peroksid hidrogjeni ose sodë buke, si një alternativë pak e kushtueshme e dhëmbëve të bardhë.
Lyeni thonjtë
Ngjyra tek thonjtë tregojnë që i keni kshtuar vëmendje detajeve. Këtë stinë është në modë çdo ngjyrë manikyri: nga nude tek bluja e mesnatës, tek të kuqet e errëta.
Burimi: Health