Një mbështetës i grupit islamik akuzohet nga prokurorët londinezë se ka nxitur të tjerët të sulmojnë Princin Geroge, 4 vjeç.
Thuhet se Husnain Rashid krijoi një faqe online të quajtur "The Lone Mujahid" në të cilën të tjerëve u krijoheshin lehtësira dhe u jepeshin këshilla për të kryer akte terroriste.
Rashid i shtynte ndjekësit e tij të kryenin një sërë sulmesh duke përfshirë “injektim helmi në akullore në markete dhe sulm ndaj Princit George në shkollën e tij.”
Prokurorët thonë se një postim në web përfshinte një foto të princit, adresën e shkollës, siluetën e një luftëtari xhihadist dhe mesazhin “as familja mbretërore s’ka për të gjetur paqe.”
Rashid, një mësues në një xhami në Angli, akuzohet gjithashtu se jepte këshilla mbi përdorimin e bombave, kimikateve dhe thikave.
Rashid i mohon akuzat.