Një nga trendet e shumta të kohëve të fundit është uji me kripë, i cili supozohet ta shpëtojë trupin nga toksinat si dhe të rrisë nivelin e energjisë. Nga ana tjetër nuk mungojnë skeptikët, të cilët dyshojnë në përfitimet e supozuara.
Themeluesja e “Practical Nontoxic Living” (Jetesë Praktike Jo Toksike) vendosi ta testonte ujin me kripë për një javë. Në fund të javës ajo raportoi se pirja e përzierjes e ndihmoi në pastrimin e lëkurës, përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe nxitjen e një mënyrë jetese dhe ushqyerje më të shëndetshme. Por nutricionistja Rhiannon Lambert ka dyshimet e saja.
“Shpesh ne përqëndrohemi te sipërfaqja pa kuptuar se në fakt po dëmtojmë brendinë e trupit. Studime të shumta shkencore kanë parë se kripa është shumë e dobishme për rregullimin e presionit të gjakut. Por kaq shumë kripë sjell efekt të kundërt, rezulton në presion të lartë të gjakut.”
Thuhet po ashtu se përzierja në fjalë ndihmon tretjen, por Lambert na sqaron për më shumë:
“Duhet të kuptoni diçka. Nuk keni përse e bombardoni trupin me kaq shumë kripë. Edhe nëse përfitohet një tretje e mirë kjo ndodh më shumë prej ujit se sa kripës.
Jo vetëm kaq, por uji me kripë mund t’ju çojë deri në dehidratim. E thënë shkurtimisht, thjesht për një lëkurë në dukje disi më të pastër nuk ia vlen aspak të pini ujë me kripë.
Burimi: Independent