Një çift po priste gjithë emocion të zbulonte gjininë e benushit, por gjërat s’kanë shkuar ashtu siç pritej. Çifti kishte menduar ta mësonte surprizën e ëmbël përmes një feste me temë “Lojë bejsbolli”.
Ndërkohë që mamaja e ardhshme hodhi topin e mbushur me ngjyrë blu drejt bashkëshortit që supozohej ta godiste me shkopin e bejsbollit, diçka ndodh.
Topi ndryshon drejtim dhe papritur i shpërthen gjyshit në fytyrë ...
“Ne donim të bënim diçka të veçantë për t’ua zbuluar të gjithëve në të njëjtën kohë. As ne vet nuk e dinim gjininë, ishte surprizë për të gjithë.”- ka treguar gruaja për People-in.
Gjithsesi më e veçantë se kaq, festa nuk mund të bëhej. Edhe pse fytyra e gjyshit nuk njihej më, pasi u shndërrua në blu, janë të gjithë të lumtur. Një djalë do t’i shtohet familjes!
Urojmë që të paktën bebushi të ketë aftësi më të mira organizimi se prindërit e tij!