Nuk ka si produktet e detit. Të shijshme , të shëndetshme dhe të lehta për t’u përgatitur, vendosa që kësaj here t’ju sjell një recetë me midhje. Rritur në një qytet bregdetar (me plazhin më të bukur në botë, për mua të paktën), peshku dhe frutat e detit nuk kanë munguar asnjëherë në tryezën e shtëpisë sime.
Kjo pjatë nuk do t’ju zhgënjejë kurrë, ndaj përgatiteni pa humbur kohë. Thekni bukë, shumë bukë, mbushni gotat me verë dhe shijojeni këtë pjatë , sikur të mos ketë të nesërme.
Përbërësit për 4-5 persona :
2 kg midhje të lara e të pastruara mirë
3 lugë gjelle gjalp
2 kokrra qepë të vogla ose 1 mesatare
1 kokërr e madhe hudhër
1 tufë kopër
2 gota ujë verë e bardhë
1 kokërr limon
Përgatitja :
Në një tigan të thellë , hidhni gjalpin dhe pak vaj ulliri. Grini hollë qepët dhe thelpinjtë e hudhrës dhe shtojini kur të jetë shkrirë gjalpi.
Skuqini derisa të lëshojnë aromën e tyre dhe më pas grini hollë koprën. Shtojeni në tigan , bashkë me verën e bardhë. Në momëntin që vlon, shtoni midhjet dhe vendosni kapakun.
Lërini në zjarr mesatar për rreth 10 minuta ose derisa të gjithë midhjet të jenë hapur.
Në fund , hidhini lëng limoni dhe shoqërojini me feta bukë të thekura mirë.
Ju bëftë mirë !
Ëmbëlsohemi në recetën e rradhës !
Lots of love , JONA.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.