Beauty > Flokët

Me këtë truk, ondet e viteve 60’ do t’i realizoni sa hap e mbyll sytë

A ju vjen ndonjëherë dëshira për të jetuar në vitet 60’? Stili i vajzave të asaj kohe ishte i përsosur, për të mos folur pastaj për modelin e flokëve me onde që vazhdon të bëjë namin edhe sot.

Ne po ju tregojmë një mënyrë me anë të së cilës mund të realizoni sa hap e mbyll sytë këto onde. Një arsye që këtë verë mashën ta lini në shtëpi dhe të filloni të jetoni si në vitet 60’.

Çfarë ju duhet?

Ujë i vakët

Krëhër i imët

Karfica flokësh

Si t’i bëni?

Filloni duke ndarë në seksione flokët, në mënyrë që të përfitoni onde sa më të rregullta. Secilin seksion rrotullojeni si në figurë dhe fiksojeni me anën e një karfice të zezë.

Veproni kështu me të gjithë flokët dhe pasi të keni mbaruar spërkateni kokën me ujë të vakët.

E mira do të ishte që të flinit kështu dhe karficat t’i hiqnit ditën e nesërme, por nëse e keni të pamundur mund t’i mbani flokët të fiksuar për rreth dy orë.

Krihini me kujdes dhe voilà! Sapo krijuat modelin e flokëve që do t’ju shoqërojë gjithë verës!

 

Artikuj të ngjashëm

.