Dasma > Nuse

Nga humbja e unazave tek ushqimi i tmerrshëm: Ç'të bësh kur të kap paniku në dasmë?

Emocionet mund të shndërrohen shumë shpejt në ankth, në çdo dasmë, e jo më në atë mbretërore. Çdo gjë mund të shkojë keq në minutën e fundit. Mund të harroni unazat, një fëmijë nga fisi thyen padashur një suvenir të shtrnjtë apo disa prej të ftuarëve anullojnë ardhjen në minutë të fundit.  Dhe siç mund ta shihni, stresi nis që kur i listojmë.

1. Babai i nuses nuk mund të marrë pjesë.

Përshembull, nusja e momentit, Meghan Markle iu desh të përballet me skandalet e të atit dhe faktin që ai nuk do të marrë pjesë në dasmë. Por sigurisht të gjitha e kanë një zgjidhje! Shumë nuse përballen me të njëjtën situatë si ajo e saj.

Atyre u duhet ta pranojnë se largësia, apo kushtet shëndetësore e bëjnë të pamundur të ecin krah të atit në ditën e tyre më të veçantë. Në këto raste, ekspertët sugjerojnë se nëna duhet ta zërë vendin e tij. Të dy prindërit luajnë një rol të rëndësishëm dhe kush më mirë se nëna duhet të jetë aty me të?

2. Peripecitë  në festën para dasmës

Për çiftet që duan vetëm të festojnë dhe nuk ndalojnë as në vigjilje të dasmës së tyre, mund të ndodhin incidente nga më të ndryshmet. T’i zgjohesh të nesërmen, ha një mengjës të mirë që bën që fustani të mos rri ashtu siç rrinte pak orë më parë. Kështu që sa më të kthjellët! Mos lini asgjë për në momentin e fundit. Organizoni gjithçka, pastaj pini!

3. Fëmijët e pabindur në dasmë

Fëmijët e vegjël në dasmë përveçse i japin shpirt atmosferës janë rrezik më vete.  Temperamenti i tyre i papritur mund të shkaktojë situata nga më të ndryshmet, që për nusen janë stres më vete.

4. Humbja e unzave

Ky është makthi i një çiftit që pret të bëjë betimet përmes shkëmbimit të unazave që...nuk i kanë! Gjithçka mund të bësh është t’i zëvendësosh në mënyrë urgjente duke dërguar dikë të blejë 2 të reja ose si nëpër filma...Sajoni diçka në formë zemre dhe vazhdoni!

5. Ushqimi nuk është ai që prisnit

Një nga elementët kyç të çdo dasme është sigurisht ushqimi. Familjarët dhe çifti janë gjithë kohës në ankth sepse qëllimi është që të ftuarit të jenë të kënaqen dhe të ndihen të ngopur nga çfarë ka në tryezë. Kur menuja është komplet ndryshe nga çfarë kishit porositur dhe imagjinuar...Merrni frymë thellë dhe prisni komentet e fisit!

Burimi: The Independent

Artikuj të ngjashëm

.