Si jetojmë > Social Buzz

6 sporte shumë të çmendura për të qenë të vërteta!

Na kanë ardhur në majë të hundës sportet e zakonshme. E morëm vesh, disa burra që vrapojnë pas një topi për ta futur atë në rrjete, ca të tjerë që garojnë kush e kush noton më shpejt dhe të tjera gjëra të mërzitshme.

Si thoni për më shumë adrenalinë? Fillojmë:

“Mbajtja e gruas”

Ky lloj sporti lindi në qytetin e vogël të Sonkajarvi- t, në Finlandë.  Gara është e tillë: burrat vrapojnë duke mbajtur gratë e tyre në këtë pozicion.

Kush e fiton kampionatin e përvitshëm që mbahet në Finlandë fiton aq litra birrë sa i peshon gruaja. Sporti në fjalë është bazuar në një legjendë të shek. 19- të, sipas së cilës disa banditë vidhnin ushqim dhe gra nga fshatrat përreth  dhe largoheshin duke i mbajtur mbi supe.

“Hekurosje ekstreme”

Ku ka më qejf dhe rrezik se ta hekurosësh këmishën mirë e mirë mbi re, nën ujë, teksa i jep biçikletës, gjatë ngjitjes apo kudo tjetër.

“Mundje gishtash”

Që të kuptohemi drejt kjo është një garë mes këmbësh: 3 sete me të majtën, 3 me të djathtën, secila nga 3 sekonda.

Ky sport i çuditshëm (nëse mund të quhet kështu) daton që në 1976- ën, në Staffordshire, Angli.

“Boks nënujor”

Rregullat janë të qarta: lojëtarët duhet të mbajnë frymën për 1 minutë, të bëjnë 3 raunde dhe më pas të dalin jashtë në sipërfaqe për t’u qetësuar pak dhe mbi të gjitha, për të marrë frymë.

“Numërim delesh”

Vitet e fundit në Australi është bërë mjaft popullor numërimi i deleve. Ky sport kërkon vëmendje dhe sy të mprehtë. Bëhet fjalë për 400 dele të cilat lihen të lira të shkojnë pas 10 konkurrentëve, ku ai që gjen numrin e saktë të deleve përkatëse del fitimtar.

“Rrotullimi djathit”

Çdo vit në Angli zhvillohet një garë shumë interesantë, por edhe e rrezikshme ama.

Një rrotull djathi lëshohet në kodrën Cooper dhe garuesit e ndjekin pas, kapja e së cilës është thuajse e pamundur. Gjithsesi kush e arrin i pari vijën e finish- it, me ose pa djathë fiton!

Artikuj të ngjashëm

.