Dashuri dhe seks > Dating

5 gabime që bën pothuajse çdo çift në Instagram!

Nëse ekziston një gjë të cilën njerëzit fajësojnë për çdo problem, është media sociale.  Shpesh herë, rrjetet sociale na bëjmë të heqim dorë nga bisedat e vërteta dhe t’i kushtojmë më pak vëmendje partnerëve tanë.

Ka raste, kur Instagram-i kthehet në makthin e çdo vajze të lidhur ashtu siç ka dhe raste të tjera që çiftet bëjnë gabime gjatë kohës që kalojnë në botën virtuale. Cilat janë këto?

1. Postojnë vazhdimisht për njëri-tjetrin

Për cilindo është besdisëse që është gjithnjë një çift që postojnë vetëm foto dhe dedikime kushtuar njëri tjetrit dhe dashurisë së tyre. Nuk duhet harruar që Instagram-i nuk është vendi ku mund të komunikoni në mënyrë intime. Ju po i ndani këto me botën. Dukeni sikur s’ju intereson asgjë përveç partnerit tuaj dhe kjo nuk është se lë ndonjë përshtypje shumë pozitive tek miqtë që keni rreth vetes.

2. Të gjithë e dinë se ku jeni ju!

Përmes story-ve ju tregoni çdo lëvizje tuajën dhe të tij. Darka, shtrati, dhuratat, lulet dhe çdo gjë tjetër!!! Kur e teproni me këtë bëheni super të besdisshëm. Më mirë shijojeni!

3.Vetëm njëri nga ju ka Instagram!

Kjo është edhe më keq se 2 të parat. Instagram-i po merr gjithë vëmendjen që i takonte atij dhe këtu nis sherri...

4. Njëri prej jush nuk poston kurrë foto në çift.

Djemve të cilët nuk postojnë asnjë foto me të dashuën e tyre, ndërkohë që kjo e fundit i bën tag në çdo foto, nuk i zihet dhe shumë besë. A nuk supozohet të jetë ai shumë krenar për ty? Mendohuni pak!

5. Të lësh në profilin tënd foto me ish-in.

Je lidhur me dikë dhe vazhdon ende të mbash foto me ish-të dashurin. Kjo është krejtësisht e panevojshme nëse ju e keni ndarë mendjen për të nisur diçka të re. Fotot e vjetra mund të interpretohen gabim dhe pse t’ja bëni vetes këtë?

Burimi: Cosmopolitan

Artikuj të ngjashëm

.