Si jetojmë > Beje Vete

Si të hekurosësh rrobat pa qenë nevoja të përdorësh hekurin!

Wow sa e thjeshtë!

Përmes disa trukeve të thjeshta mund t'ja dalim t'i bëjmë rrobat të duken të rregullta edhe nëse nuk na gjendet pranë një hekur për t'i hekurosur. Fillojmë!

1. Nëse jeni duke vrapuar për të dalë nga shtëpia, por vini re se jaka e xhaketës/këmishës apo pjesa e fundit e saj është e rrudhosur, mund të përdorni pjastrën si një gjetje e zgjuar për ta hekurosur.

2. Kur rrudhat janë të vogla, lagni duart me ujë dhe mundohuni të drejtoni sipërfaqen e bluzës. Ky veprim do të lirojë fibrat dhe do të eleminojë rrudhat.

3. Nëse duhet të udhëtoni, mblidhini rrobat me letra që të shmangni lëvizjet e tyre në valixhe. Madje bëni mirë që t'i mblidhni në formë ruloni sepse nuk krijohen viza; si në foton në vijim.

4. Pantallonat mos i palosni si zakonisht, por varini në një formë të tillë.

Për ide më të qartë, ndiqni këtë video-ilustrim.

 

 

Artikuj të ngjashëm

.