1. Një trupore e shoqëruar me shall të hollë, i cili mund të shërbejë për të stiluar flokët, për ta hedhur krahëve në plazh ose për ta lidhur në bel. Zgjidhni një ngjyrë të bardhë me motive si kokrrat e qershive apo luleshtrydheve, sepse duken më femërore.
2. Konsiderojeni si pjesë të listës suaj një fustan rrjetë, të gjatë deri tek këmbët, i cili me pak fjalë do t'ju nderojë në festat buzë detit.
3. Një trupore e gjerë edhe e gjatë për të qëndruar freskët gjatë ditëve përvëluese të verës.
4. Pantallona të gjata në material të hollë, për një veshje elegante. Shtoni aksesorë si kapele, varëse apo vathë që bien në sy.
5. Beach, Please! Lërini pak vend imagjinatës me një Crop-Top të tejdukshme sipër rrobave të banjës.
6. A ka ndonjë gjë më seksi se këmisha e partnerit? JO!
7. Një fund i gjatë, shumë i gjatë me detajin e frutave.
Po arrijmë t'i imagjinojmë që tani fotot fantastike buzë detit. :)
Burimi: Harper's BAZAAR