Pavarësisht ditëve me shi, koha është ngrohur dhe me siguri keni filluar ta ndërroni garderobën për sezonin e verës.
Në muajt e nxehtë ajo që duhet të keni parasysh është se përveç veshjes, ajo çfarë ka rëndësi është materiali. Duhet të jetë i freskët, të mos lejojë djerësitjen dhe të qëndrojë në trup ashtu siç duhet.
Mëndafshi është pikërisht materiali që ju duhet. I shndërritshëm, derdhet bukur në lëkurë, i freskët dhe e sigurtë është se do të dukeni gjithnjë e veshur shtrenjtë.
Një fustan mëndafshi duhet me çdo kusht të jetë pjesë e veshjeve të verës. I kombinueshëm me gjithçka në çdo orë të ditës.
Nëse jeni fanse të pantallonave, mund t’i kombinoni xhinset me një kanatjere sateni , po aq të freskët sa fustani më lartë.
Ose një palë pantallona të tilla..
Me këto sandale!
Ju e dini çfarë bëni, por vera duhet t’ju gjejë patjetër me të tilla veshje në dollapin tuaj!