Me siguri në periudhën në të cilën ke qenë duke u rritur, të ka qëlluar të dëgjosh shumë gjëra për vaginën. Disa prej tyre mund të kenë qenë të vërteta, ndërsa disa të tjera mund të kenë qenë gënjeshtra me bisht. Ja për çfarë e kemi fjalën, kur themi gënjeshtra me bisht:
Vagina mban erë të keqe.
Kjo me siguri është një ndër ato gënjeshtra që keni dëgjuar për vaginën. Vagina në vetvete rrethohet nga baktere të mira të cilat krijojnë faunën vaginale. Nëse numri i këtyre baktereve shtohet, vetëm atëherë vagina mund të fillojë të kundërmojë aromë të pakëndshme.
Nga ajo del shumë gjak, kur bën seks për herë të parë.
Me siguri edhe këtë gënjeshtër e keni besuar. Ama pasi keni bërë seks për herë të parë me dikë e keni kuptuar se kjo nuk është asgjë tjetër veçse një gënjeshtër e stërmadhe.
Seksi për herë të parë dhemb shumë, kur ke një vaginë.
Në rregull, mbase dhemb pak. Por jo shumë, jo aq shumë sa të kanë thënë.
Duhet të jetë gjithmonë “e kuruar”.
Kjo është një zgjedhje personale. Nuk ka ndonjë ligj që parashikon se vagina duhet të jetë gjithmonë e kuruar.
Vagina është çelësi i orgazmës për një femër.
Në fakt jo tamam. Ka edhe zona të tjera të cilat mund të konsiderohen si “çelësa të orgazmës”.