Para pak kohësh u mësua se Rihanna do të lançonte linjën e saj të të brendshmeve. Duke patur parasysh faktin që ylli i muzikës gjithmonë është shquar për zgjedhjet jo të zakonshme që bën në veshje, të gjithë menduan se edhe ky koleksion të brendshmesh nuk do të kishte fare lidhje me të zakonshmen.
Dhe në fakt ashtu rezultoi, pasi nisur nga kjo që po shohim, këto të brendshme nuk paskan asnjë lidhje me ato që kemi parë deri më tani.
Si thoni për një palë pupla me të brendshme?
Po për një palë rripa në formë mbathjesh?
E megjithatë, ky koleksion duket se është pritur mjaft mirë, kjo edhe për shkak të çmimit tejet të përballueshëm që këto të brendshme kanë.
Të brendshmet variojnë nga masa xs deri në masën xxxl dhe ndër to bëjnë pjesë nga kostumet e gjumit e deri tek aksesorët specialë për netë të veçanta.
Çmimet variojnë mesatarisht nga 20 deri në 60 dollarë, gjë që do të thotë se janë në të njejtin nivel me ato të markave të tjera të njohura të të brendshmeve.
I gjithë ky koleksion ka si qëllim inspirimin e vajzave dhe grave, për t’u dukur të bukura edhe poshtë rrobave.
“Femrat duhet të veshin të brendshme për veten e tyre dhe për t’u dukur të bukura për veten e tyre,” kështu është shprehur Rihanna në një intervistë prezantuese të krijimit të saj.